Fjalë Kyçe

Aksident në Gjilan, ka të lënduar

Aksident në Gjilan, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan. Nga ky aksident i lënduar ka mbetur një person ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në videon e siguruar nga Insajderi, shihet se shoferi i kombit humb kontrollin mbi automjetin e tij, duke u përplasur fillimisht me një kombi tjetër, e në fund duke goditur edhe një veturë e cila nuk ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica”, rreth orës 12:00.