Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Mitrovicë – Pejë, 10 të lënduar

Aksident në magjistralen Mitrovicë – Pejë, 10 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë.

Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 10 persona.Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një autobusi.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë për lajmi.net, se të lënduarit tani ndodhën në QKMF të Skënderajt dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 15:30, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, segmenti rrugor fshati Qubrel.

Të përfshira janë një veturë dhe një autobus ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 10 persona, të cilët kanë kukuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj dhe Spitalin Rajonal, Mitrovicë”.