Fjalë Kyçe

Aksident në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, kamioni del nga rruga

Aksident në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, kamioni del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Kaçanik- Han i Elezit.

Në bazë të disa fotografive të postuara nëpër rrjete sociale, shihet se si një kamion ka humbur kontrollin duke dalur kështu krejtësisht nga rruga, raporton lajmi.net.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident teksa as Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona në këtë aks rrugor.

Kujtojmë se javën e kaluar si pasoj e një aksidenti ku i përfshirë ishte edhe një kamion, në Gjilan mbeti i vdekur një person dhe gati 20 të tjerë u lënduan.