Një aksident në mes tri veturave, ka ndodhur sot në orën 12:00 në rrugën “Agim Ramadani”, përkatësisht tek Menza e Studentëve, në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin në një prononcim për lajmi.net.
“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupre ka pësuar një person. Me rastin po merrën njësit e trafikut”, ka thënë Ahmeti.