Fjalë Kyçe

Aksident trafiku mes tri veturave në Sllatinë

Aksident trafiku mes tri veturave në Sllatinë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Sllatinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmetaj tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

 “Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident afër Hib Petrol në drejtim të Sllatinës. Njësia e Autostradave i është përgjigjur rastit. Në aksident janë të përfshira 3 vetura. Në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale”, tha ajo.