Fjalë Kyçe

Aktorja kosovare “shkon” në bërllok, punësohet në kompaninë “Pastrimi”

Aktorja kosovare “shkon” në bërllok, punësohet në kompaninë “Pastrimi”

Aktorja Shota Baraliu është njëra nga rreth 60 të punësuarit në 3 muajt e fundit në kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastrimi”.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Burim Kelmendi.

“Po, është e vërtetë, është e punësuar me kontratë mbi vepër”, tha kryeshefi Burim Kelmendi kur u pyet nëse është e punësuar Shota Baraliu në këtë ndërmarrje.

Shota Baraliu është punësuar në Departamentin e Marketingut në këtë kompani.

Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar me aktoren Shota Baraliu, mirëpo ajo nuk ka dashur ta konfirmojë nëse është duke punuar ose jo.

“Ju kallxoj nesër. Flasim nesër edhe iu jap një përgjigje zyrtarisht”, tha Baraliu për Gazetën Jeta në Kosovë.

Shota Baraliu ka nënshkruar kontratë me 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Në profilin e saj në Facebook, në shkurt të këtij viti, Shota Baraliu ka publikuar një fotografi me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe me ish deputetin e AAK-së, Lahi Brahimaj.