Fjalë Kyçe

Albright pas zbulimit të bustit: Dua të falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë

Albright pas zbulimit të bustit: Dua të falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, është emocionuar tej mase gjatë ceremonisë së zbulimit të bustit.

Në Prishtinë është zbuluar busti i ish-Sekretares së Shtetit, Madeline Albright, raporton lajmi.net.

Ajo tha se ky bust dhe Kosova kanë një rëndësi shumë të madhe për të, por që me shaka e falënderoi autorin e bustit që e ka bërë aq të madhe.

“Dua të ju falënderoj të gjithëve. Dua të falënderoj edhe atë që më ka bërë kaq të gjatë. Ky vend dhe ky shtet ka shumë rëndësi për mua dhe ky bust ka shumë rëndësi për mua”, deklaroi ajo.

Tani e tutje vendi ku është vendosur ky bust do të jetë sheshi “Madeline Albright”, dhe ndodhet përballë monumentit “NEWBORN”.