Fjalë Kyçe

Ambasada Amerikane pas dyshimeve për bomba paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada Amerikane pas dyshimeve për bomba paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada Amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj në Kosovë që të qëndrojnë larg rrugës “Luan Haradinaj” ku gjendet Këshilli Gjyqësor i Kosovës në të cilën zonë po dyshohet për mjete shpërthyese.

Siç merr vesh Klan Kosova, kjo ambasadë u ka kërkuar shtetasve të vet që përpos që të rrinë larg kësaj zone, të qëndrojnë larg vendeve ku ka shumë njerëz, të përkujdesen për sigurinë e tyre dhe të përcjellin lajmet në mediat vendore.

Rruga “Luan Haradinaj” vazhdon të jetë e mbyllur derisa njësitë përkatëse policore po kontrollojnë objektin e KGJK-së dhe Prokurorisë Speciale ku dyshohet se ka mjete shpërthyese.