Fjalë Kyçe

Ariana Musliu Shoshi: Entuziazmi dhe fryma e fitores së PDK-së në krye me Kadri Veselin vërehet kudo

Ariana Musliu Shoshi: Entuziazmi dhe fryma e fitores së PDK-së në krye me Kadri Veselin vërehet kudo

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, znj. Ariana Musliu Shoshi me numer 30 në listë, fton qytetarët t’i bashkohen kauzës së kandidatit për kryeminister nga kjo parti, Kadri Veselit.

Në një postim në llogarinë e saj në facebook, ajo thekson se pritje madhështore haset kudo, entuziazëm kudo, frymë e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës gjithandej.

Më poshtë keni shkrimin e plotë:

Pritje madhështore kudo, entuziazëm kudo, frymë e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës gjithandej!

Qytetarë të dashur, ejani ta ndërtojmë bashkë të ardhmen tonë. Bashkohuni kauzës së Kryeministrit në ardhje, z. Veseli, kauzë për një Kosovë pa korrupsion, pa nepotizëm, për një Kosovë me perspektivë të sigurt për rininë tonë.
Ta ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin. /Gazeta Alo/