Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, kjo është arsyeja

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, kjo është arsyeja

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri, pas një pune paraprake hetimore, sot ka zbatuar një  urdhër-kontrolli të lëshuar nga  Gjykata Themelore-Mitrovicë.

Ky kontroll ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, shqiptar  dhe B.H. viti i lindjes 1971, shqiptar po ashtu.

Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

katër pistoleta,

një elektroshok,

dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë,

këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës,

një anti-plumb ushtarak,

dy telefona celular etj.

Me urdhër të prokurorit kompetent,  i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.

Në vijim keni pamjet e operacionit policor: