Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar  në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes veti.

Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/