Fjalë Kyçe

Arrestohen dy persona në Suharekë, kjo është arsyeja

Arrestohen dy persona në Suharekë, kjo është arsyeja

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Suharekë, sot pas një aktiviteti hetimor, kanë identifikuar dy persona për përfshirje në veprat penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Importi, eksport, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse’.

Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit: F.G. (m/k/sh) dhe SH.M. (m/k/sh, i mitur), Policia si prova materiale tek i mituri ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë.

Ndërsa në fshatin Studenqan të Suharekës, tek i dyshuari F.G., janë gjetur dhe sekuestruar: dy pushke automatike, një karabinë, dy pistoleta, treqind e katër (304) fishekë kalibra të ndryshëm, një shufër metalike, pesë karikatorë (dy të AK 47 dhe tre të pistoletave) dhe nëntë (9) krehër fishekë.

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 gjegjësisht 24 orë.