Fjalë Kyçe

Arrestohet në Vërmicë shtetasi i huaj i kërkuar nga INTERPOL-i

Arrestohet në Vërmicë shtetasi i huaj i kërkuar nga INTERPOL-i

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar një shtetas të huaj i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shqiptar shtetas i huaj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Siç bën të ditur Policia, i njëjti person me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i huaj,  i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.