Fjalë Kyçe

Arrestohet një i dyshuar me armëmbajtje pa leje në Prizren

Arrestohet një i dyshuar me armëmbajtje pa leje në Prizren

Një person arrestohet në Prizren për armëmbajtje pa leje. Atij i është bastisur shtëpia ku i janë sekuestruar provat materialet si: Një revole, një karikator, 52 fishek dhe dy antiplumba, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren sot rreth orës 12:45, dhe i dyshuari me inicialet B.S.   është dërguar në ndalim policor me aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit./GazetaAlo/