Fjalë Kyçe

Arrestohet personi i cili e shkeli sot në mëngjes 39-vjeçarin në Pejë

Arrestohet personi i cili e shkeli sot në mëngjes 39-vjeçarin në Pejë

Arton Curri 39 vje֛ç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në arat e fshatit Vitomiricë të Pejës. Ai dyshohet që u godit nga një veturë, shoferi i së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Express. Për këtë, Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një person të dyshuar.

Ky person u ndalua në dyshimet për veprat penale: “Rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”. Ndaj tij është bërë kërkesë për paraburgim.

Këto informacione për Gazetën Express i ka bërë të ditura Shkodran Nikçi-zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejeës.

“Prokurori i Departamentit te Pergjithshem ne Prokurorine Themelore te Pejes, ka ndaluar nje person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete. I dyshuari me vendim te prokurorit te shtetit eshte ndaluar per 48 ore për shkak të dyshimit se kishte për kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 të kprk së dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 382 të KPRK. Ndaj te njejtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do beje kerkese per caktimin e mases se paraburgimit”, tha Nikçi për Gazetën Express.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.