Fjalë Kyçe

Arrestohet zyrtari policor në Gjilan nën akuzat për shantazh dhe lëndim të lehtë trupor

Arrestohet zyrtari policor në Gjilan nën akuzat për shantazh dhe lëndim të lehtë trupor

Një zyrtar policor i Kosovës është arrestuar nën dyshimin për veprat të kundërligjshme, ‘shantazh’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan”, thuhet në komunikatë.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.