Fjalë Kyçe

Autoritetet serbe ia fshinë vulën e Kosovës gazetarit izraelit në Aeroportin e Beogradit

Autoritetet serbe ia fshinë vulën e Kosovës gazetarit izraelit në Aeroportin e Beogradit

Një gazetari izraelit, teksa po hynte në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtarë të Beogradit, kontrolleri ia ka fshirë me laps vulën hyrëse për në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet gazetari, Eldad Beck përmes një postimi në Facebook.

“Këtu po kaloj kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit. Policia kufitare kalon nëpër pasaportën time dhe fshin me penën e tij çdo vulë të hyrjes në Kosovë”, shkruan Beck.

Ai ka pyetur nëse lejohet dëmtimi i pasaportës siç ka bërë shteti serb.

“Nëse nuk gaboj, kjo është vepër kriminale. Juve nuk ju lejohet ta dëmtoni një pasaportë të huaj. Duhet të jetë një tjetër sukses diplomatik i BE-së”, ka shkruar gazetari izraelit.