Fjalë Kyçe

Avni Arifi reagon për shpenzimet në zyrën e kryeministrit, e quan raport skandaloz dhe të pasaktë

Avni Arifi reagon për shpenzimet në zyrën e kryeministrit, e quan raport skandaloz dhe të pasaktë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj dhe 41 zyrtarë të kabinetit të tij shpenzuan gjysmë milioni euro, vetëm në dreka dhe darka zyrtare.

Saktësisht Haradinaj dhe kabineti i tij shpenzuan 506 mijë e 779.22 euro, shumë kjo nga shtatori 2017 deri në gusht të vitit 2019.

Lidhur me këto ka reaguar ish-këshilltari i Haradinajt, tashmë Ambasador në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi.

Ai tha se emri i tij u lakua si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit 20 mujor në Zyrën e Kryeministrit, por që sipas tij këto nuk janë shpenzime të tij e as vetëm të shefit të stafit, por edhe të shefit për bisedime me Serbinë.

Ai tha se shumë prej shpenzimeve të dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga Zyra e Kryeministrit nën emrin et ij dhe kartela që ka pasur.

Postimi i plotë:

Ne shtypin ditor të Kosovës është lakuar emri im si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit tim 20 mujor nē Zyrën e Kryeministrit. Dua të potencoj se këto nuk janë shpenzime të Avni Arifit e as vetēm të shefit të stafit të Kryeministrit por edhe të shefit pēr bisedime me Serbine. Qeveria në largim nuk ka pas ministri për dialog siç ka pas më parë Qeveria e mëparshme e as fond të posaqëm për bisedime siç ka pas gjithmonë. Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që e kam pas. Po ashtu nē disa raste faktura të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime.

Pēr keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve. Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz ēshtë tërësisht i kuptueshëm cdo konkluzion edhe kur është i pasaktë.