Fjalë Kyçe

Avokati i Popullit: Një numër i madh i zyrtarëve publikë kanë mbetur jashtë ligjit për paga

Avokati i Popullit: Një numër i madh i zyrtarëve publikë kanë mbetur jashtë ligjit për paga

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve publikë kanë mbetur jashtë ligjit për paga.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova ai tregon se janë mbi 1000 pozita sipas përcaktimeve aktuale të ligjit në fuqi që përfshijë mbi 15 mijë të punësuar në shërbimin civil të cilët nuk mbulohen nga ligji në fjalë.

Jashari thotë se pret nga Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim të drejtë; përndryshe nuk do ta kishin paraqitur ankesën.

“Këto janë pretendimet tona përndryshe ne nuk do ta kishim dërguar në Gjykatën Kushtetuese sikur të kishim pasur besim tjetër. Mirëpo kjo është puna që e bëjmë me ekspertët që kemi në zyrën tonë. Mund të jetë diku ndoshta më shume se tre muaj që ka qenë në proces të analizimit të secilit rast që ka ardhur rishtazi”.

“Përkundër ankesave që kanë ardhur prej subjekteve të ndryshme, problemi më i madh ka qenë fakti i asaj që ne juristët e quajmë parimi i sundimit të së drejtës. Nëse një ligj nuk është mjaftueshëm i parashikueshëm, nëse nuk është preciz dhe i saktë, ai bie në kundërshtim me këtë parim themelor të sundimit të së drejtës. Një ligj nuk guxon të ketë kundërshtime me këto parime themelore”.

“Të gjithë këto kanë shkaktuar më tepër konfuzion. Një pjesë e madhe e ligjeve nuk i mbulojnë një pjesë të zyrtarëve publikë lidhur me pagat që e ka synimin kryesor ky ligj”.

“Llogaritet diku të jenë mbi 1000 pozita sipas përcaktimeve aktuale të ligjit në fuqi që përfshijë tash nëse e përkthejmë këtë në numër të të punësuarve diku mbi 15 mijë në shërbimin civil dhe janë 5000 pozita tjera në sistemin shëndetësor që nuk janë të përcaktuar dhe nuk e dinë se çfarë paga do të marrin sepse nuk janë të precizuara as në përshkrime as në aneksin e ligjit që e përcjell këtë ligj”.