Fjalë Kyçe

Bahtiri shpall të martën ditë zie pas vdekjes së të riut në Mitrovicë

Bahtiri shpall të martën ditë zie pas vdekjes së të riut në Mitrovicë

Agim Bahtiri ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook për gjetjen e trupit në gërmadha derisa e ka shpallur Ditë Zie, ditën e martë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me anë të një statusi në Facebook ka reaguar pas njoftimit se i riu 27-vjeçar është gjendur i vdekur në gërmadhat e ish Hotelit Adriatik

Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook për gjetjen e trupit në gërmadha derisa e ka shpallur Ditë Zie, ditën e martë.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”.

“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

“Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

“Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka shkruar në këtë status, z. Agim Bahtiri.