Fjalë Kyçe

Befason Tahirsylaj për motin, nga e mërkura mund të ketë breshër

Befason Tahirsylaj për motin, nga e mërkura mund të ketë breshër

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje.  Mirëpo siç duket ditëve të nxehta në Kosovë po iu vjen fundi. Ani se temperaturat për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius, nga nesër moti pritet që të ftohet.  Kështu po paralajmëron për Express, eksperti i metrologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcjellët me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka deklaruar ai.

E nga e enjtetja, Tahirsyla po deklaron se vendi mund të përballet me reshje breshëri.

“Do të jetë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, thotë eksperti i meteorologjisë në Kosovë, Sylë Tahahirsylaj.

E në bazë të matjeve profesionale që janë bërë në stacionin meteorologjik satelitor i cili funksionin në kuadër të fakultetit të Bujqësisë, temperaturat maksimale për ditën e sotme kanë arritur në 36, 2 gradë celsius.

“Temperaturat minimale në shkallë vendi pas ditës së mërkurë do të luhatet nga 12 deri në 14 dhe më e larta ditore 22-25 gradë celsius.. Ndërkohë sipas matjeve  temperaturat për ditën e sotme do të shkojnë deri në 36.2 gradë celsius”, thotë Tahirsylaj.