Fjalë Kyçe

Besarta publikon fotografi të rralla të familjes së Hamëz Jasharit

Besarta publikon fotografi të rralla të familjes së Hamëz Jasharit

Besarta Jashari, e mbijetuara e vetme e masakrës në familjen Jashari sonte në natën e Zjarreve, kur edhe përmbyllen netët e Prekazit ka shprehur mallin që ka për familjarët e saj.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka postuar dy fotografi të rralla të familjes Jashari.

Besarta atyre fotografive ia ka bashkangjitur një dedikim emocionues për të vrarët e familjes Jashari, në 21 vjetorin e masakrës ndaj tyre.

“Sikur të ktheja kohën mbrapa e t’ju përqafoja dhe t’ju tregoja se sa shumë mall dhe dhimbje kam për ju dhe mos të ju lejoja të ikni më nga jeta ime”, ka shkruar Besarta Jashari.