Fjalë Kyçe

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rritet ai nga Rusia

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rritet ai nga Rusia

Masa mbrojtëse 100 për qind, u është vendosur produkteve të Serbisë e Bosnjës, por import i madh po bëhet nga shteti aleat i tyre Rusia.

Sasia e mallit të importuar nga Rusia është duke shënuar rritje nga 4 deri në 10 milionë euro çdo vit, raporton KTV.

Në vitin e kaluar, ishte importuar mall në vlerë të 23,8 milionë eurove, këtë vit në periudhës janar- nëntor janë importuar 30.5 milionë euro.

Madje, tregtarët po importojnë edhe kur pajisjet prodhohen në vend.

Në kompaninë vendore për prodhimin e pajisjeve dhe instalimin e energjisë solare, tregojnë se edhe kur janë dhënë grantet nga Ministria e Bujqësisë për investim në energji solare, pajisje janë blerë nga vendet aziatike.

Por, në Ministrinë e Bujqësisë janë arsyetuar se vetëm kanë bërë rimbursimin e parave pas investimit.

Ministria e Bujqësisë thotë se që nga viti 2010 dhuron grante për fermerët dhe bujqit. Çdo vit, përfitues të tyre janë deri 600 fermerë, ndërsa këtë vit, numri i tyre është rritur në 700 përfitues.

Një pjesë e tyre fitojnë grante për projektet në investim për instalimin e energjisë solare. Por, Ministria vetëm ua rimburson paratë që ata i shpenzojnë pas realizimit të projektit, nuk merr përgjegjësi për vendet se nga i blejnë pajisjet.

Trim Tërnava, shef i zyrës për projekteve, “Jaha Solar”, ka treguar se kanë dorëzuar kërkesë në ministri, që për fitim e granteve të ketë kufizime që pajisjet të blihen të paktën në vendet evropiane.

Rritja më e madhe në import nga Rusia është shënuar për naftë dhe gaz.

Ndërsa, në sasi më të vogla, panele fibrash dhe produkte të kozmetikës.