Fjalë Kyçe

BIK merr përsipër mjekimin e gruas që u aksidentua në Prishtinë

BIK merr përsipër mjekimin e gruas që u aksidentua në Prishtinë

Taunita Hoxha e cila u aksidentua rëndë ditë më parë në Prishtinë sot është nisur për mjekim në Stamboll.

Hoxha u dërgua me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.

Kjo u mundësua nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Taunita Hoxha përveç plagëve të rënda që mori nga ky aksident humbi edhe fëmijën e saj pasi e njëjta ishte shtatzënë, njofton Klan Kosova.

Familja e saj nuk ka mundur t’i përballojë shpenzimet për transferim jashtë vendit prandaj edhe ka kërkuar ndihmë financiare.