Fjalë Kyçe

Pas mbarimit të fjalimit, Bill Clinton nuk ia jep dorën Edi Ramës (Video)

Pas mbarimit të fjalimit, Bill Clinton nuk ia jep dorën Edi Ramës (Video)

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë, sheshi ishte mbushur plot qytetarë.

E pos tyre të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe krerët e shtetit fqinj, Shqipërisë.

Të ulur afër njëri-tjetrit ishin kryeministri Edi Rama e presidenti Ilir Meta.

Kur ish- Presidenti amerikan Bill Clinton kreu fjalimin e tij, u nis drejt vendit afër së cilit të gjithë e prisnin në këmbë. Kështu bëri edhe Rama e Meta.

Por, ajo që u vu re ishte injorimi total që ish-presidenti i SHBA-së i ka bërë Edi Ramës, duke mos i dhënë dorën pas fjalës së tij.

Teksa ka mbaruar fjalën e tij presidenti Clinton i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Edi Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.