Fjalë Kyçe

Bllokohet rruga dalëse e lagjes Dardania

Bllokohet rruga dalëse e lagjes Dardania

Komuna e Prishtinë, ka bllokuar rrugën dalëse nga lagja Dardania, për shkak të disa ripunimeve në kanalizimin e qytetit, transmeton Gazeta Metro.

Këto punim kanë filluar nga mëngjesi fillimisht në rrugën kryesore afër semaforëve dhe më pas kanë hyrë me punime më thellë në lagje.

Dalja me vetura është pothuajse e bllokuar dhe kjo po krijon pritje të gjata të veturave në kolonë, gjë që po e bllokon komunikacionin.

Qytetarët e Dardanisë këshillohen që të marrin dalje tjera nga lagjja për të mos u bllokuar në trafik.