Fjalë Kyçe

Bombardimet dhe hyrja e NATO-s në Kosovë: Serbi publikon foto nga serveri i Pentagonit

Bombardimet dhe hyrja e NATO-s në Kosovë: Serbi publikon foto nga serveri i Pentagonit

Neven Djenadija, politikolog i diplomuar nga Republika Serbe, në profilin e tij në Facebook ka publikuar shumë fotografi gjatë të bëra gjatë kohës së bombardimeve të Serbisë dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Ai thotë se i ka marrë nga serveri i vjetër ‘backup’ i Ministrisë së mbrojtes së ShBA-ve. Ai thotë se këtë e ka bërë pasi që aktualisht është në proces kalimi nga serveri i vjetër në të riun, prandaj pas një kohe në këtë nuk do të ketë qasje. Të gjitha fotografitë kanë qenë në një vend dhe janë me rezolucion të lartë.

Në fotografitë e tij shihen aeroplanë të NATO-s në aksion, caqe serbe të bombardimeve e më pas edhe patrullimet e ushtarëve në Kosovë dhe çarmartosja e serbëve vendës, si dhe personalitete të NATO-s e së asaj kohe.