Fjalë Kyçe

Bombë në ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd

Bombë në ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd

Sot rreth orës 16 punëtorët e ambasadës së Britanisë së Madhe e kanë gjetur një granatë dore në oborr të ambasadës, lajmëron televizioni serb RTS.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitet kundër diversant të MPB së Serbisë dhe pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për bombë pa shkrepës, kështu që nuk ka pasur rrezik.

Granata është larguar në vend të sigurt dhe hetimet vazhdojnë.