Në ditët e fundit, mot i vranët dhe me reshje të dobëta shiu po mbretëron në Kosovë, shkruan GazetaAlo.
E fshati Opterushë në komunën e Rahovecit sot është mbuluar nga breshëri.
Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ditë më parë ka paralajmëruar një gjë të tillë.
Banorë të këtij fshati kanë publikuar fotografi, i cili është veshur me copëza të bardha breshëri./GazetaAlo/