Fjalë Kyçe

Cakaj: Kur isha 14 vjeçar kam marrë pjesë në protestat e LVV-së

Cakaj: Kur isha 14 vjeçar kam marrë pjesë në protestat e LVV-së

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në emisionin “Opinion” me Blend Fevziut në Klan TV ka thënë se angazhimet e tij në politikë i ka nisur qysh në moshën 14 vjeçare.

Ministri shqiptar thotë se në atë moshë ka publikuar shkrime politike, si dhe ka marrë pjesë në disa protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë emision ai ka rrëfyer edhe për periudhën e luftës në Kosovë.

Cakaj është vetëm 28 vjeçar dhe herë pas here, është kritikuar për mos pjekuri politike.