Fjalë Kyçe

Cakaj: Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel.

Cakaj: Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria e ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel, i cili këtë vit i është ndarë shkrimtarit Peter Handken.

Cakaj thotë se e kanë urdhëruar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që ta bojkotoj këtë ceremoni për shkak të bindjeve se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon.

“Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.  Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi”.