Fjalë Kyçe

Deklarohet personi që gjeti trupin e pajetë të të miturit në Fushë Kosovë

Deklarohet personi që gjeti trupin e pajetë të të miturit në Fushë Kosovë

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të një banese në rrugën Xhemail Mustafa, në Fushë Kosovë.
Policia e ka konfirmuar që bëhet fjalë për një të mitur.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur)”, ka konfirmuar Policia.
Policia thotë që nuk ka shumë detaje për rrethanat e vdekjes.

E personi që e gjeti thotë se i mituri ishte i mbështjellë me batanije.
Në vendin e ngjarjes u identifikua fëmija nga persona që e njihnin.
Trupi i pajetë i të miturit u dërgua në Mjekësinë Ligjore për obduksion.