Fjalë Kyçe

Del para gjykatës hajduti shqiptar i cili terrorizonte Londrën

Del para gjykatës hajduti shqiptar i cili terrorizonte Londrën

32 vjeçari shqiptar, Asdrit Kapaj, u quajt ‘hajduti i Wimbledon-it’ pasi terrorizoi lagjen e pasanikëve në pjesën jugperëndimore të Londrës, duke vjedhur stoli e gjësende tjera në vlerë prej £ 500,000 apo (578,470.00euro).

I njëjti tashmë po përballet me drejtësinë britanike. Kapaj ishte larguar nga Kosova në vitet e 90’ta dhe ishte zhvendosur në Britani, ku ishte pronar i një lokali të peshkut.

Shqiptari Asdrit Kapaj ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. I njëjti kishte kryer vjedhje në harkun e një dekade nga viti 2008 deri në vitin 2018..

Ai realizoi 21 vjedhje të tilla dhe dy vjedhje të tjera në tentativë, me vlerë prej 542.000 paund, transmeton Indeksonline.

Shqiptari doli sot para gjykatës, ku edhe u bë e ditur se vetëm në një vjedhje në shkurt të vitit 2017, pranë një klubi të famshëm në Wimbledon arriti të marrë stoli ne vlerë prej 371.855 paund, ndër to një unazë diamanti, një stoli ari, një fustan e para të gatshme.

Sipas një raportimi nga Daily Mail, parashihet se dënimi për të do të jepet më 21 qershor dhe se ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë prapa grilave.

Shumica e vjedhjeve nga Kapaj ishte kryer gjatë natës, në mes të orës shtatë të darkës dhe pesë të mëngjesit.

Gjyqtarja e këtij rasti, Alexandra Boshell, tha se Asdrit Kapaj para se të kryente vjedhjen, hiqte kamerat e sigurisë ose shkëpuste kabllokut, duke përdorur shkallë për të hyrë në objekte të ndryshme, kurse avokati mbrojtës, Hugh Mullan tha se ai kishte shkuar në Britani në moshën 16 vjeçare.

Prokurorët thanë se ai ndoshta ka kryer shumë më shumë vjedhje,por numri i hyrjeve të tij nëpër shtëpi i ditur deri më tani është 200. Në një rast ai thuhet se është ndjekur në kopshtin e shtëpisë nga futbollisti francez, Nicolas Anelka, por që Kapaj arriti të arratisej.