Fjalë Kyçe

Deliu-Haradinajt: Pse bash Vlorën, ajo i ka bërë krenarë qytetarët e Kosovës

Deliu-Haradinajt: Pse bash Vlorën, ajo i ka bërë krenarë qytetarët e Kosovës

Nuk kaloi shumë kohë dhe pasi Ramush Haradinaj e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit, ka ardhur reagimi i njëres prej deputeteve të PDK-së.

Përmes, një psotimi në Facebook, deputetja Blerta Deliu-Kodra i ka dalë në mbrojtje ambasadores Çitaku, duke thënë se kjo e fundit i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i saj i plotë:

Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare.

Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën.

Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës./Gazeta Alo/