Fjalë Kyçe

Dënohet polici nga Gjilani, si përgjegjës i qendrës së masazhit ku ushtrohej prostitucion

Dënohet polici nga Gjilani, si përgjegjës i qendrës së masazhit ku ushtrohej prostitucion

Gjykata Themelore në Gjilan, e ka dënuar sot policin Fatlum Shabani, si përgjegjës të një qendre masazhi ku është ushtruar edhe prostitucion.

Gjykata i ka shqiptauar atij dënimin prej gjashtë muajash burgim, shkruan Insajderi.

Tre muaj do t`i llogariten që ka kaluar në paraburgim ndërsa për tre të tjerë do të paguaj gjobë.

Sipas aktakuzës prej dhjetorit të vitit 2017, e deri në muajin qershor të vitit 2018, pas hetimeve të fshehta Policia ishte gjetur se në qendrën e masazhit “Swiss Massage” ushtrohej edhe prostitucion.

Si përgjegjës i kësaj qendre ishte Fatlum Shabani, me profesion zyrtar policor.

Sipas aktakuzës prej 20 deri në 50 euro paguheshin punëtoret në qendrën e masazhit “Swiss Massage” për të kryer marrëdhënie seksuale me klientët.

Prokuroria ka siguruar edhe pëgjime telefonike ku dëshmohet që Fatlum Jashari, zyrtar policor si përgjegjës në këtë qendër masazhi ka qenë i përfshirë në kryerjen e prostitucionit.

“Nga transkripti i pëgjimeve telefonike vërtetohet se Fatlum Shabani ka qenë përgjegjës dhe menagjer i biznesit Sëiss Massage, ku vëretohet se i pandehuri ka rektutuar, ndihmuar dhe kontrolluar femrat V.XH, M.TH, E.H ku gjatë kontaktit me një klienktë ka kontaktuar me këtë përmbajtje të bisedës ‘mos hargjo pare kot po të thom, a nëse don relax masazh, ambienti i ngrohtë, ambient i ftotë krejt mirë, edhe me ndrru kontakt me ato qikat që kanë të bajsh masazhë me tjetër hesap”, thuhej në përmbajtjen e mesazheve.