Fjalë Kyçe

Deri tani janë numëruar një e treta e votave

Deri tani janë numëruar një e treta e votave

KQZ po vijon me rinumërimin e 530 vendvotimeve në të cilat u evidentuan parregullsi. Deri në orën 16:00, janë rinumëruar 33% e këtij numri të vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numri i tërësishëm i vendvotimeve që janë rinumëruar deri në këtë kohë është 175.

“Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, ka thënë ai.

Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave është duke u monitoruar nga Policia e Prokuroria. Kjo me kërkesë të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e fundit ku edhe u miratuan rekomandimet e QNR-së për të shkuar në rinumërim.