Fjalë Kyçe

Detaje nga aksidenti në Lipjan, lëndohet një femër

Një femër është lënduar në qytetin e Lipjanit si pasojë e një vetëaksidenti.

Një vetëaksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lipjanit, ku për pasojë një femër është lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën për një vetëaksident trafiku në Lipjan, ku është lënduar një person. E lënduara (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Ahmeti ka shtuar se, aktualisht hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.