Fjalë Kyçe

Detaje nga të shtënat me armë në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person

Detaje nga të shtënat me armë në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person

Dje në rrugën “Afrim Vitia” në Prishtinë janë dëgjuar disa të shtëna me armë, shkruan GazetaAlo.

Policia ka dhënë detaje për rastin ku mbeti i plagosur një person.

Sipas raportit të policisë dyshohet se tre persona kanë shtënë me armë gjersa po vozitnin me veturën e tyre, dhe si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur një person në këmbë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël.

Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaAlo/