Fjalë Kyçe

Veseli mbërrin në Kosovë: Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj

Veseli mbërrin në Kosovë: Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë pas intervistimit nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur nga qindra qytetarë, të cilët në momentin e arritjes së Veselit, kanë brohoritur për UÇK-ë, shkruan lajmi.net.

Veseli  nuk foli gjatë para mediave, por tha se do të jetë krenarë gjithmonë me UÇK-në.

Ai tha se për UÇK-në do të ketë lavdi të përjetshme.

“Sa shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë, zoti e mbrojtë Kosovë, lavdi e përjetshme UÇK-së, gjithmonë krenar përjetë”, ka thënë shkurt Veseli.

Ndërkohë nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Veseli nga Specialja, në cilësi të të dyshuarit apo të dëshmitarit.

————————-

Dhjetëra qytetarë presin kthimin e Veselit nga Haga

Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së nga Haga.

Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kadri Veseli dje është marr në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale. Por nuk dihet në çfarë cilësie është marr në pyetje Veseli, si i dyshuar apo dëshmitar.

Ardhja e Veselit pritet të vijë shpejt ndërsa qytetarët po e presin me flamuj kombëtar dhe të veshur me fanella të bardha ku shkruan “Unë jam Kadri Veseli, luftëtar, krenar”.