Fjalë Kyçe

Digjet një fabrikë në Vushtrri

Digjet një fabrikë në Vushtrri

Dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri një fabrikë, shkruan GazetaAlo.

Ende nuk dihet për rrethanat e incidientit, por sipas policisë zjarri ka filluar nga njësoret e rrymës dhe ka përfshirë pjesën e brendshme të fabrikës.

Njësit relevante, zjarrfikësit dhe njësiti i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz përveç dëmeve të mëdha materiale.

Rasti është duke u hetuar./GazetaAlo/