Fjalë Kyçe

Dogana e Kosovës sqarohet rreth shpalljes së konkurseve të brendshme

Dogana e Kosovës sqarohet rreth shpalljes së konkurseve të brendshme

Dogana e Kosovës sqaron se të gjitha procedurat rreth zhvillimit të stafit dhe konkurseve të brendshme bazohet në Kodin doganor, strukturën organizative në fuqi, Ligjin e Buxhetit dhe këto procedura janë duke u zhvilluar që nga fillimi i vitit 2019.

Në një komunikatë për media thuhet se Dogana e Kosovës në bazë të strukturës organizative ka disa pozita që janë të mbuluara me ushtrues detyre dhe këto pozita duhet të mbulohen përmes konkurseve të brendshme.

Për plotësimin e strukturës organizative, Dogana sqaron se ka pranuar rekomandime me shkrim nga auditori i përgjithshëm dhe Zyra e BE-së, se këto pozita duhet të plotësohet sipas strukturës së aprovuar, me staf profesional dhe përmes konkurseve të brendshme, dhe për këtë qëllim janë duke u zhvilluar procedura të hapura me mundësi të barabarta për të gjithë stafin bazuar në legjislacion në fuqi që e rregullon këtë fushë të zhvillimit të stafit.

Këto procedura, sipas Doganës, janë duke u zhvilluar  sipas planit të brendshëm të burimeve njerëzore gjatë gjithë vitit 2019.

Për të ruajtur imazhin si institucion profesional dhe i pavarur, Dogana thekson se ka respektuar kohën e zgjedhjeve dhe gjatë kësaj faze nuk ka zhvilluar ndonjë procedurë rekrutuese, me qëllim që mos të keqkuptohet nga publiku, edhe pse në muajin maj 2019 janë bërë këto përgatitje për rekrutim, andaj është obligim ligjor që këto procedura të përfundohen deri në fund të vitit.

“Në fund, ju sqarojmë se të gjitha këto veprime bëhet sipas Kodit Doganor dhe ligjet tjera në fuqi, dhe të gjitha këto procese kanë filluar nga fillimi i vitit 2019,  bazuar në planin e veprimit të burimeve njerëzore dhe do të vazhdojnë deri në plotësimin siç kërkohet me ligj, por edhe siç janë rekomandimet nga auditori i përgjithshëm dhe Zyra e BE-së, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjes së misionit dhe objektivat e Doganës, si në aspektin e të hyrave, lehtësirave tregtare, luftimin e krimeve ndërkufitare, ekonomisë joformale, dhe në të gjitha fushat e përgjegjëse që ka Dogana e Kosovës”, përfundon sqarimi.