Fjalë Kyçe

Vjedhje masive e votave mes kandidatëve të AAK-së e PSD-së (Dokument)

Vjedhje masive e votave mes kandidatëve të AAK-së e PSD-së (Dokument)

Rinumërimi i votave në 314 venvotime në mbarë Kosovën ka nxjerrë në pah manipulime masive me vullnetin e qytetarëve. Bëhet fjalë për vjedhje të votave mes kandidatëve të të njëjtit subjekt politik.

Më e theksuar duket të jetë ky fenomen te subjekti i certifikuar gjegjësisht koalicioni AAK-PSD-PD, gjegjësisht votat e kandidatëve të PSD-së janë vjedhur nga kandidatët ‘e preferuar’ të AAK-së. Besohet se krejt kjo ka ndodhur pasi në vendvotime, komisionerët pas numërimit të votave për partitë politike, ku kanë marrë pjesë të gjithë e ku përgjithësisht nuk ka pasur manipulim të rezultatit, më pas komisionerët janë pajtuar që secili prej tyre të numërojë votat e subjektit të vet, duke i hapur rrugë kështu manipulimit të votës për kandidatët. Një gjë e tillë është kundër rregullave të KQZ-së, dhe nëse mbahet premtimi i institucioneve të shtetit, atëherë gjithë këta komisionerë duhet të japin përgjegjësi ligjore pse kanë lejuar të ndodhë një gjë e tillë.

Kështu në bazë të formularëve të publikuar nga KQZ, p.sh. në vendvotimin 1818 e-2D kandidati Dardan Sejdiu është dëmtuar për 20 vota, derisa ato i kanë shkuar kandidates Albena Reshitaj, ku nga 1 votë i janë rritur në 22. Aty votat i janë marrë edhe liderit Ramush Haradinajt dhe i janë dhënë Muharrem Nitajt, ku nga 0 i janë bërë 24. Të gjitha këto kanë dalë pas rinumërimit të votave.

Mirëpo vjedhjet kanë ndodhur edhe brenda vetë partisë. Kështu Time Kadrijaj është dëmtuar pikërisht në Deçan në venvdotimin 0101C-02R ku në numërimin fillestar kishte vetëm 25 vota, kurse pas rimumërimit të kutive del se në të njëjtin vendvotim ka 102 vota. Po në Deçan në vendvotimin nr. 0106c-01R, kandidatit Shkumbin Demaliaj i janë shtuar votat nga 32 në 65. Ndërsa në venvotimin 0113C-01R, Rasim Selmanajt i janë shtua votat nga 17 në 75. /Gazeta Alo/