Fjalë Kyçe

Dorëzohet peticioni për heqjen e homologimit

Dorëzohet peticioni për heqjen e homologimit

Hekuran Murati, iniciues i mbledhjes së nënshkrimeve për heqjen e homologimit të automjeteve, sot ka dorëzuar mbi 10 mijë nënshkrime në lidhje me këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

Murati, pas dorëzimit të nënshkrimeve, tha se me një shtet si ky i yni, që nuk kujdeset për qytetarët e saj, është dashur Bashkimi Evropian dhe Ambasada Amerikane që të reagojnë për heqjen e monopolit për homologim.“Kërkesa jonë është që të hiqet i gjithë homologimi sepse është një plaçkë prej 100 euro, ngase këtë ka mundur ta bëjë Dogana e Kosovës”, tha Murati.