Fjalë Kyçe

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete.

————————————

Dyshohet për një të vdekur në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës (FOTO)

Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Vdekja e personit nuk është konfirmuar, përveç që këtë e kanë thënë persona që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes.

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, ka thënë se për në Lluzhan janë nisur njësitet policore bashkë me zjarrfikës.

Ai ka thënë se do të informojnë më pastaj zyrtarisht për krejt atë që ka ndodhur.