Fjalë Kyçe

E enjtja e tmerrshme në Kosovë: Tre të vdekur në aksidente trafiku

E enjtja e tmerrshme në Kosovë: Tre të vdekur në aksidente trafiku

Vetëm dje 61 aksidente trafiku, 3 me fatalitet 9 minuta më herët Arrestohen 34 persona Vetëm gjatë ditës së enjte në territorin e Kosovës kanë ndodhur 61 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 3 aksidente ishin me të vdekur, 22 aksidente me të lënduar, kurse në 39 aksidente të tjera ishin vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 280 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 34 persona, 21 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 10 në vuajtje të dënimit.