Fjalë Kyçe

E qëlloi me armë zjarri para shtëpisë, njihuni me të dashurën e hoxhës nga Mitrovica

E qëlloi me armë zjarri para shtëpisë, njihuni me të dashurën e hoxhës nga Mitrovica

Rreth një muaj më parë, Suzana Tahiri apo e njohur me nofkën ‘Shqiponja’ qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta, në Mitrovicë.

Suzana Tahiri e ka pranuar se e ka qëlluar me armë hoxhën në fjalë dhe se tashmë është liruar nga paraburgimi.

“Unë jam liruar nga paraburgimit. Rasti im ka qenë në Prokurorinë në veri. I falënderoj të gjithë për përkrahjen. Të gjithë popullin pa dallim feje. Unë për herë të parë në jetë jam prangosur. Kurrë në jetë nuk kam qenë e dënuar as për kundërvajtje por as për ndonjë vepër tjetër. Por, ja që kurrë nuk bën me thënë kurrë”, tha Tahiri.

Ajo ka treguar se ka vuajtur dënimin 6 ditë në burgun e Lipjanit derisa është liruar një vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, shkruan Gazeta Metro.

Suzana Tahiri, ndryshet njihet edhe si modelja e ‘Shpisë së Kosovës’, një reality show i cili organizohej kohë më parë në vendin tonë. Pas, dalje nga shtëpia e vjetër Suzana thuhet se ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Tahiri njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ka qenë edhe femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë.