Fjalë Kyçe

E rëndë, shtatzëna nga Vitia humb foshnjën nga aksidenti në trafik

E rëndë, shtatzëna nga Vitia humb foshnjën nga aksidenti në trafik

Një aksident trafiku ka ndodhur me fatalitet.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një foshnje, e cila ende ishte në barkun e nënës, përjellë Indeksonline.

“Viti 17.11.2019 – 14:55. Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër K-Shqiptare e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport.