Fjalë Kyçe

Edhe nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Edhe nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës edhe nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Sot Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme në të cilën kishte debat parlamentar për rezervat shtetërore, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për medie, Kuvendi ka bërë të ditur se edhe nesër me fillim prej orës 10:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme.

Në seancën e nesërme do të diskutohet për bllokimin e KQZ-së nga presidenti Hashim Thaçi.

“Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.