Fjalë Kyçe

Elvis Naçi me fondacionin e tij grumbullon 8.1 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit

Elvis Naçi me fondacionin e tij grumbullon 8.1 milionë dollarë ndihma për viktimat e tërmetit

Fondacioni ‘Firdeus’ që drejetohet nga imami Elvis Naçi, i cili është edhe autor i emisionit humanitar ‘Shqiptarët për shqiptarët’ ka mbledhur deri tani 8.1 milion dollarë donacione për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Këto janë mjetet më të mëdha që ka arritur të mbledhë një fondacion i vetëm shqiptar. Ndryshe donacione janë mbledhur edhe në fondin shtetëror si dhe në fondacione të tjera që janë mobilizuar për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit kanë ardhur edhe donacione ndërkombëtare nga vendet si Turqia dhe shtetet islamike, derisa shtetet perëndimore me inicativën e Francës kanë premtuar një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Postimi i Elvis Naçit:

Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare qe ne momentet me te veshtira qendroni me ne, na mbeshtetet, na besuat dhe kontribuat ne nismen tone te madhe! Çdo cent që keni kontribuar do te jete transparente, çdo kontribut i juaji do te shkoje ne vendin e duhur! Deri tani kjo eshte shuma totale, karvani i miresise dhe i bamiresise vazhdon!