Fjalë Kyçe

Enver Hasani nuk ka hequr dorë, përsëri thotë se Lumezi e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës

Enver Hasani nuk ka hequr dorë, përsëri thotë se Lumezi e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka hequr dorë nga pretendimet e tij se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës.

Ai ka folur për kallëzimin penal ndaj kryeprokurorit Lumezi, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi si dhe ndaj zyrtarit policor Avni Namani.

“Me atë diplomë ai, qysh po raportojnë mediet, ka 7-8 vende të punës dhe merr deri 5-6 mijë euro. Si qenka kjo me ceritifkatë që dyshohet thellësisht që e ka të falsifikura. S’ka kundërshtim me gojë, atë vetëm gjyqi e pastron. Ai është para hetim fiktiv që s’ka as objekt as subjekt, objekt nuk ka qenë certifikata, kanë qenë dosjet në arkivë”, ka thënë Hasani në Rubikon të KTV-së

Gjithashtu, pjesë e grupit që kishte hetuar dhe mbyllur rastin e dosjes Lumezi, kishte qenë edhe zyrtari policor, Avni Namani, e i cili është përfshirë në kallëzimin penal të Enver Hasanit.

Ndaj Lumezit, thotë se ka fakte të pakontestueshme dhe të pamohueshme se ai e ka falsifikuar provimin e judikaturës, për të cilat ai në kallëzimin penal ka përmendur disa sosh.

Sipas kallëzimit penal, Hasani thotë se kryeprokurori Lumezi kishte konkurruar tek organet e UNMIK-ut për t’u bërë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në vitin 1999 dhe në vitin 2000 dhe në të dy rastet në aplikacion, siç thuhet në kallëzimin penal, kishte shënuar se nuk e ka të kryer provimin e jurisprudencës.

Për Munishin thuhet se prokurori ligjërisht ka qenë i detyruar që t’i hap hetimet, për t’i sqaruar të gjitha rrethanat e manipulimit të dosjes.

Ndaj zyrtarit policor Namani, thuhet se ka abuzuar me pozitën e tij, për t’i shkaktuar dëm Hasanit.